Kliko këtu dhe merre FALAS
2.8 C
New York
Sunday, March 1, 2026

Sylejman Berisha: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike është masë direkte për uljen e faturave dhe mbrojtjen e standardit jetësor të familjeve

Sylejman Berisha kandidat i PDK-së me numër 63 ka deklaruar se heqja e TVSH-së për energjinë elektrike përbën një nga masat më të drejtpërdrejta dhe më efektive për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve dhe për të mbrojtur standardin jetësor të familjeve në vend.

Sipas tij, energjia duhet të trajtohet si prioritet kombëtar, duke garantuar furnizim të sigurt, kosto më të ulët për konsumatorët dhe një qasje strategjike drejt diversifikimit të burimeve energjetike. “Qytetarët kanë nevojë për politika konkrete që ndikojnë menjëherë në buxhetin familjar. Heqja e TVSH-së nga faturat e energjisë elektrike është një hap i domosdoshëm për t’i mbrojtur familjet nga rritjet e vazhdueshme të çmimeve,” theksoi Berisha.

Ai shtoi se kjo masë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë social, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe bizneset e vogla, të cilat po përballen me vështirësi të shtuara ekonomike. Sipas Berishës, ulja e kostos së energjisë do të ndihmonte gjithashtu në rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe në stabilitetin social.

Berisha nënvizoi se vizioni politik që ai përfaqëson synon jo vetëm zgjidhje afatshkurtra, por edhe investime të qëndrueshme në sektorin e energjisë, për të garantuar pavarësi energjetike dhe siguri për brezat e ardhshëm.

“Në këtë rrugë, duhet të ecim bashkë, me politika të qarta dhe vendime që vendosin qytetarin në qendër,” përfundoi ai./ STOP Online

Bashkë. Përpara.

#PDK130 ✅
#BedriHamzaKryeministër
#SylejmanBerisha63

Kliko këtu dhe merre FALAS