Kliko këtu dhe merre FALAS
10.1 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Viti, tregon se a duhet te bëjë koalicion me z. Sokol Halitin e LDK-së?

Pse PDK në Viti nuk duhet të bëjë koalicion me z. Sokol Halitin e LDK-së?

Nga Prof. Msc. Musli Neziri
Këshilltar i Kuvendit Komunal në Viti (PDK),
Anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Viti,
Kryetar i Nëndegës së PDK-së në fshatin Ballancë,
Delegat i PDK-së.

Pse PDK në Viti nuk duhet të bëjë koalicion me z. Sokol Halitin e LDK-së?
Nga zgjedhjet e kaluara lokale me 2021, për katër vite me radhë, koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në komunën e Vitisë ka qenë më shumë një bashkëjetesë e imponuar sesa një bashkëqeverisje e mirëfilltë. Ky koalicion ka rezultuar i brishtë, joefikas dhe pa rezultate konkrete për qytetarët dhe në dëmë të aktivistëve të PDK-së në Viti. Në vend që të forcohej bashkëpunimi institucional, kemi parë konsolidimin e pushtetit personal të kryetarit z. Sokol Haliti, i cili ka ditur ta përdorë koalicionin si mjet për ruajtjen e dominimit të tij politik dhe lënjen nën hije të PDK-së, duke e injoruar në çdo proces dhe vendimmarrje.

Koalicion i pabarabartë edhe pse marrëveshja kishte qenë ndryshe, ose së paku kështu është thënë nga akterët e PDK-së.
Drejtorët e PDK-së janë anashkaluar në mënyrë të qëllimshme nga proceset kryesore vendimmarrëse. Ata janë kufizuar në promovimin e punës së tyre, sepse çdo aktivitet publik duhej të kalonte në zyret e kryetarit z. Haliti. Ka pasur raste kur janë eliminuar edhe fotografi të drejtuesve nga PDK-ja, apo të kryesuesit të Kuvendit Komunal z. Azizi, vetëm për të mos lejuar që emrat e tyre të dalin në pah. Njëjtë është vazhduar edhe me injorimin e antarëve të Kuvendit Komunal nga PDK-ja në kërkesat e tyre për interesin qytetarë që kan drejtuar ekzekutivit. Kjo tregon qartë një qasje autoritare në menaxhimin e pushtetit lokal.
Në marrëveshjen fillestare të koalicionit ishte paraparë që brenda një periudhe të shkurtër të formohej edhe një drejtori e re që do t’i takoj PDK-së, por për katër vite bashkëqeverisje kjo drejtori nuk u themelua kurrë. Kjo është një tjetër dëshmi se z. Haliti është mjeshtër në mos mbajtjen e marrëveshjeve dhe kampion në moszbatimin e tyre, sidomos kur përballë ka partnerë politikë që i sheh si rivalë, e jo si bashkëpunëtorë.
z. Haliti është një lider që mohon kontributin e të tjerëve edhe përbrenda vetë LDK-së.

Të gjithë angazhimin e kryesisë së vet z. Haliti, si kryetar i degës së LDK-së në Viti e mohon dhe e nënçmon sa herë që është fjala për sukseset e arritura. Çdoherë, sukseset ia atribuon vetëm vetes me formulën e njohur “unë, unë dhe vetëm unë”, ndërsa angazhimet dhe kontributet e të tjerëve mundohet t’i fshij, i injoron dhe i minimizon skajshmërisht. Kjo qasje përjashtuese, që e ka kultivuar prej vitesh, është një nga arsyet pse bashkëpunimi me të është i pamundur në frymë të barazisë e respektit të ndërsjellë.

PDK u penalizuar nga koalicioni i bërë para 4 viteve me z. Haliti.

Edhe pse PDK në Viti ka shënuar një rritje në përqindje të votave, kjo rritje është e pamjaftueshme për shkak të penalizimit që i ka sjellë bashkëqeverisja me z. Haliti. Për katër vite, z. Haliti ka përfituar në çdo aspekt të administrimit dhe imazhit publik, ndërsa PDK-ja ka humbur terren politik, besim, mbështetje, si dhe është shuar zëri opozitar për brenda PDK-së.

Taktikat e vjetra të z. Sokol Halitit në prag të balotazhit. Ejani të bisedojmë.
Shtrohet pyetja për çfarë?

Tash në prag të balotazhit, z. Haliti ka filluar sërish “gjuetinë e shtrigave” politikë, për t’i bindur e përkulur ata që janë më të vendosur në qëndrimet e tyre. Ai përdorë, çdo metodë nga roli i viktimës e deri te premtimet për “bashkëpunim të ri”, që në fakt janë vetëm përpjekje për të siguruar mandatin e tij të katërt dhe asgjë më shumë. Kjo do të thotë se do të siguroj 16 vite pushtet, nën të njëjtin model qeverisjeje, pa transparencë, pa llogaridhënje abuzim me pushtetin, servilizem, pa vizion për ndryshime, pa përmirësim për jetën e qytetarëve të Vitisë.

Koalicioni që s’duhet të përsëritet!

Kliko këtu dhe merre FALAS

Nëse PDK-ja dëshiron ta ruajë elektoratin, dinjitetin politik dhe idealin që përfaqëson, duhet të jetë e kujdesshme të mos bie sërish në grackën e një njeriu siç është z. Sokol Haliti, tash më i njohur, i dëshmuar për mos përfilljen e marrëveshjes së koalicionit, ku do ta shkatërronte përfundimisht PDK- në në Viti. Nuk duhet lejuar një tjetër mandat nën hije, që do të thotë humbje e plotë e kredibilitetit politik në terren. Pas katër vitesh të tjera në rolin e partnerit të heshtur, PDK-së në Viti nuk do t’i mbetet më as bazë, as identitet, as elektorat, për t’u ringritur.
Prandaj në komunën e Vitisë janë mbi 12000 votues, që me 12 Tetor kan votuar për ndryshim, e jo për pushtetin aktual, i stërgjatur për 12 vite, që nuk ka as çka jepë më nga vetja e tij.
Presim që me 9 Nëntor në Viti të fiton ndryshimi e asesi vazhdimi i tepruar tash më i këtij pushteti .

Ka shkruar në rrjetin e tijë socilia Facebook:

/STOP Online/

Kliko këtu dhe merre FALAS