Kliko këtu dhe merre FALAS
11.7 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Elhami Kadriu: Ka një kërkesë për Kryeministrin Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe njëkohësisht profesionist i fushës së IT-së, Elhami Kadriu, ka shprehur bindjen e tij të plotë për fitoren e kësaj lëvizjeje në Komunën e Vitisë, në zgjedhjet lokale të 9 Nëntorit.

Në një postim në rrjetin e tij social, Kadriu ka theksuar se qytetarët e Vitisë janë të gatshëm për ndryshim dhe se besimi i tij në kandidatin për kryetar Arsim Ademi është i plotë.

Në fund të reagimit të tij, Kadriu ka bërë edhe një ftesë të veçantë për Kryeministrin Albin Kurti, që t’i bashkohet në shesh qytetarëve të Vitisë në festën e madhe më 9 Nëntor.

Postim i plotë:

Ju ftoj të bashkoheni të gjithëve kësaj fitore të madhe me 9 Nëntor e mos ta ndalim festen deri me 28 Nëntor🇦🇱

I themi Kryeministrit Albin Kurti eja me 9 Nëntor në mbrëmje festo me qytetarët në sheshin e Vitisë, sepse tashme e kemi një kryetar të ri në Viti z.Arsim Ademi🇽🇰

Ka shkruar në rrjetin social Facebook:

Kliko këtu dhe merre FALAS