Kliko këtu dhe merre FALAS
-1.6 C
New York
Monday, December 15, 2025

Konflikt në oborr të shkollës, “kapen” mësuesja dhe nëna e 6-vjeçarit në Fushë Kosovë (VIDEO)

Edhe pse ka vetëm dy muaj që ka filluar shkollën, 6-vjeçari nga Fushë Kosova refuzon të hyjë në klasë. Pavarësisht insistimit të nënës, ai nuk ka marrë pjesë në mësime për dy javë.

Sipas rrëfimit të nënës, mësuesja Marigona Kastrati në shkollën “Mihal Grameno” nuk sillet mirë ndaj djalit.

Kësaj radhe, Kiks Kosova shkoi së bashku me nënën në klasë, por pavarësisht prezencës së tyre, mësuesja Kastrati nuk e ftoi nxënësin të kthehej në klasë.

Të vetmet fjalë që përdori mësuesja, ishin akuza ndaj nënës dhe djalit për sjellje jo të mira në klasë.

Në prani të drejtorit të shkollës, ajo theksonte se nëna gjithashtu duhet të ishte prezente për të treguar sjelljen e djalit të saj. Kur u pyet se a kishte ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me mungesën e nxënësit në klasë, mësuesja insistonte të bisedonte me babanë e fëmijës në telefon.

Derisa pavarësisht konfliktit, N.K. u nis në shtëpi. Mirëpo konflikti nuk mbaroi në zyrën e drejtorit, ai vazhdoi edhe në sy të 6-vjeçarit. Edhe pse duhet të ishte në klasë për të ndjekur mësimet, ai ishte dëshmitar i konfliktit nënë-mësuese. Akuzat mes palëve nuk kishin të ndalur.

Ndërsa mësuesja akuzonte për ofendime ndaj nënës, ajo vetë shfajësohej se asnjëherë nuk kishte bërë ndonjë gjë të tillë. Edhe pse konflikti në këtë rast duhej të ishte për gjetjen e një zgjidhjeje për fëmijën, situata u përdor për ngritje të çështjeve personale.

Në fund, për të “vënë pikat mbi i”, mësuesja insistonte përsëri të telefononte bashkëshortin e zonjës, i cili jeton jashtë shtetit.

Ndiqni kronikën e përgatitur nga Kiks Kosova:

Kliko këtu dhe merre FALAS