Kandidati për deputet nga PDK, Sylejman Berisha, ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e Kosovës. Ai u shpreh se mërgata ka qenë “shtylla e rezistencës së para-luftës dhe e luftës, e zhvillimit dhe përparimit të familjeve tona, integrimit me vendet ku jetojnë dhe pasqyrimit të gjenit tonë fisnik ilir si prijës të qytetërimit evropian”.
Berisha vuri në dukje shembullin e Isak Nezirit, i cili jeton prej kohësh në München dhe zhvillon një biznes të suksesshëm, duke ruajtur kohezionin dhe lidhjet me komunitetin shqiptar, si dhe duke bashkëpunuar me kompani gjermane për të fuqizuar lidhjet ekonomike me Kosovën.

Ai gjithashtu tha se u kthye menjëherë pas luftës nga Müncheni për të vazhduar jetën profesionale dhe akademike në Kosovë, ndërsa theksoi se Neziri planifikon të kthehet tani si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
