Ka dhënë dorëheqje, nga kryesia e LDK-së, dega në Viti, Imri Emërllahu, veprimtar në këtë subjekt politik që nga vitet e 90-ta.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në Facebook por edhe e ka konfirmuar për Plus TV. “Po ju shkruaj për t’ju njoftuar publikisht lidhur me vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK-së, Dega në Viti. Duke filluar nga sot, nuk do të jem më anëtar i kësaj Kryesie, e cila fatkeqësisht, sipas vlerësimit tim, mban vetëm emrin “Kryesi” dhe asgjë më shumë“, thotë Emërllahu.
Ai ka lënë të kuptohet se ishte ” i pakënaqur me situatën e krijuar në Degën e LDK-së në Viti – me sjelljen, sipas vlerësimit tim, autoritare të Kryetarit të Degës, me pakënaqësitë e shumta dhe përçarjet në Kryesi “.
Shkrimi i plotë:
Mijëra artikuj, një klik larg – porosit tani!
ADVERTISEMENT
▪︎Për: Kryesinë e degës së LDK-së në Viti
16 Nëntor 2025
I nderuar Kryetar,
Të nderuar kolegë të Kryesisë,
Po ju shkruaj për t’ju njoftuar publikisht me vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK-së, dega në Viti, efektivisht nga sot, më nuk do të jamë antar i kësaj Kryesie që fatkeqesisht ka vetëm emër Kryesi, asgjë më shumë.
Marrja e këtij vendimi nuk ishte aspak e lehtë! Por, në mes të heshtjes përballë injorimit të paarsyeshëm, personalizimit të skajshëm, dhe përpjekjes perfide për sforcim të pozitës personale e jo të partisë, kryesisht nga kreu i saj z. Haliti në njërën anë, dhe besimit të palëkundur për një LDK që i qëndron besnike vizionit rugovist, për një LDK që shpërfaqë e praktikon djathtizmin autentik kombëtar si dhe një LDK që e sheh secilin aktivist e aktiviste, të mëparshëm apo të tanishëm, si një familje e jo si shërbëtorë të partisë; unë zgjodha këtë të fundit, zgjodha LDK-në, e Dr. Ibrahim RUGOVES.
Zgjodha LDK-në e idealeve dhe pragmatizmit politik, jo atë të interesave personale e grupore; LDK-në e atyre që sakrifikuan e nuk u lodhën asnjëherë së punuari për liri, demokraci e pavarësi, jo atë të lartësimit të përfituesëve e tregtarëve politikë,e parashutistëve; LDK-në e vlerësimit me dinjitet të pastërt të figurave themeluese të të rënëve të saj, e jo atë të homazheve fallso para varreve të tyre; LDK-në e miqësisë së përhershme me SHBA-të, jo atë të thirrjes me zë fallso e të shterur në këtë miqësi vetëm për poena politikë e asgjë më shumë; LDK-në e aktivistëve të pa lodhur e kontributdhënësëve, jo atë të reklamave fasadave e titullarëve!
Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë gjithnjë me shpresë se një ditë do të bëhet më mirë për të mirën e antarsis së LDK-së,me ardhjen e z. Halitit nga LDD-ja, në LDK, këtë nuk e mohoj, sepse ai e din se si ju është mundësuar kthimi në LDK, për të parin e degës!
Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Moskonsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së Degës ka vazhduar dhe ende vazhdon po me të njejtin model
Jo më! Jo me mua, të paktën!
Nuk dua të jem pjesë e kësaj fasade!
I pa kënaqur me situatën e krijuar në Degën e LDK-së në Viti, sjelljen despotike të Kryetarit të Degës, pakënaqësitë e përçarjet në Kryesi.
▪︎Që nga vitet e 90-ta, marrë me aktivitet në LDK
▪︎Para lufte anëtar i Kryesisë së LDK-së,nëndega në fsh.Ramjan, dhe Kryetar i Këshillit për Informim në kuadër të nëndegës
▪︎Mbi 14 vite Kryetar i Nëndegës më aktive nga fsh. Ramjan
▪︎Sekretar Administrativ i Zyrës së LDK-së,Dega në Viti që nga viti 2003-2024
Në të gjitha zgjedhjet,në të gjitha forumet partiake:
▪︎Delegat nga nëndega për Degën në Viti në të gjitha Kuvendet zgjedhore të LDK-së
▪︎Delegat nga Dega e Vitisë për nivelin Qëndror të LDK-së
▪︎Njëri nga kandidatët më të votuar për asamblenë Komunale të Vitisë, për delegat në zgjedhjet lokale 2009,nga radhët e LDK-së
▪︎Tri mandate anëtar i Kryesis së LDK-së, Dega në Viti.
Paraqes:
DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME NGA ANËTARI I KRYESISË SË DEGËS
Arsyetim:
▪︎Sjellja autokratike e kryetarit të Degës i cili që nga ardhja në krye të Degës nuk ka mbajtur takime të rregullta.
▪︎Shkelja e Statutit të LDK-së,ku Kryesia e Degës ka 35 anëtarë (kjo është anti Statutare)
▪︎Mos raportimi financiar për zgjedhjet për kryetar komune
▪︎Mos raportimit për rezultatin e zgjedhjeve të pergjithshme dhe analiza e zgjedhjeve
▪︎Mosmbajtja e Kuvendit të punës
▪︎Mos ftuarja e disa antarëve të Kryesisë në takimet e Degës(edhe pse takimet janë mbajtur një takim apo dy takime mbrena vitit,takime formale dhe sa për reklamë)
▪︎Mos ofrimi i kuadrove në strukturat e LDK-,së
▪︎Mos funksionimi i dy Forumeve të LDK-së, edhe sot e kësaj dite kto forume nuk kanë Kryetarët e tyre
▪︎Kërcnimi dhe shantazhet ndaj antarëve të Kryesisë së Degës,,Kryetarve të nëndegëve,antarve të LDK-së, pse po rrini me këte apo ate, mos pini kafe me ta ata nuk jan me ne, janë me ata etj ,dmth çdo her ka përdorur logjiken e përjashtimit e përçarjes e jo të ofrimit.
▪︎Mos pregaditja e kuadrove të reja për ta drejtuar Degën e LDK-së
▪︎Mos pregaditja e një kuadri të ri kandidat për Kryetar komune, të pastërt e pa afera korruptive.
▪︎Injorimi i vazhdueshem i kërkesave të Kryesisë së Degës për një debat rreth mundësisë së riorganizimit të degës.
▪︎Prezantimi i rrejshem i gjendjes dhe problemeve që ka Dega para Kryesisë qendrore.
▪︎Vendimi i tij i njëanshëm që me çdo kusht të jetë bartes i listës zgjedhore pa pelqimin e kryesisë së degës,pa preferencat e nëndegëve!
▪︎Lideri” karizmatik”i kësaj dege,vetëm në zgjedhjet e para kur LDK e pranoj mbrenda vehtes,dhe e përkrahu pa rezervë,ai i fitoj zgjedhjet e vitit 2013,me meritë,të gjitha zgjedhjet t’jera lokale i ka fituar jo nga vullneti i qytetarëve jo nga puna apo suksesi që ka treguar,por i ka fituar pa meritë(ai edin dhe të gjith ne e dijmë se si),por me merit jo,dyshohet se janë vota të trafikuara!,vota të mashtrimit e të blerjes asgjë më shumë!
Nuk di si quhet fitore kur të gjitha mekanizmat i kishte ishte kryetar komune 3 mandate,dhe të thuhet se ka fituar me një diferencë aq të ngushtë prej:136 ,vërtet turp, kjo nuk quhet fitore por kjo është humbje me turp, me kundërkandidatin i cili nuk kishte pushtetin nuk i kishte favoret aspak të njejta,dhe e solli në pikpyetje rezultatin çudi!
▪︎Janë edhe një mori vërejtjesh tjera që edhe letra s’i duron këto dukuri negative, që të gjitha këto pa rregullësi më kanë shtyer që pas kaq vitesh të marr një vendim të tillë,që se kisha menduar asnjëher,jo edhe të lehtē,pa dashjen time.
Megjithate do mbetem anëtar i thjeshtë i LDK-së dhe me përkushtim do të vazhdojë të jap kontributin tim gjdo her e gjithnjë për të mirën e LDK-së,të cilën e themeloj Lideri Historik i saj: Dr. Ibrahim RUGOVA.
Që nga viti:2000-2007 Kryetar i fshatit Ramjan.
Që nga viti: 2005, anëtar i EVSB-së, dhe njëherit Koordinator i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi,për Komunën e Vitisë
Çertifikuar nga: Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, (për hetime penale dhe krime) ICITAP/MPB/DSB.
Dua të shpreh me këtë rast falënderimin për të gjithë bashkveprimtarët e devotshëm me të cilët kam punuar e bashkëvepruar për këto 35 vite.
Imri Emërllahu, veprimtar i LDK-së, që nga vitet e 90-ta.
