Kliko këtu dhe merre FALAS
11.7 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

SERBI GODET POLICIN ME VETURE NÈ VERI, IK ME SHPEJTËSI NGA VENDI NGJARJES

Një shofer ka përplasur me veturën e tij një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur pasditën e së martës, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur pasi një njësit policor, teksa ishte në një pikë kontrolli, tentoi të ndalonte një veturë për kontroll rutinë.

Drejtuesi i veturës u largua nga vendi me shpejtësi, me ç’rast edhe përplasi zyrtarin policor.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohej”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar: “Sulm ndaj personit zyrtar”./IndeksOnline/

Kliko këtu dhe merre FALAS