Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera, Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
KQZ bëri të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “ Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.
Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
