📈 Miratuam në qeveri projektbuxhetin e vitit 2026 i cili do të jetë afër 4 miliardë euro – prej tyre rreth 1 miliard euro janë investime kapitale.
🌟 Me këtë buxhet, nga viti tjetër fillon dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Gjithashtu, fillon zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune, për dallim prej asaj që ishte më herët ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25% për çdo vit përvojë pune.
Me vendimet tjera të mbledhjes së sotme:
⬆️ Rritet pensioni minimal nga 120 në 150 euro, duke nisur nga muaji nëntor. Pensionin bazik të moshës e kemi gjetur 90 euro, po e bëjmë 150 euro – rritje prej 2/3. Kurse pensionin bazik për personat me aftësi të kufizuar e gjetëm 75 euro, po e bëjmë 150 euro – rritje prej 100%. Prej kësaj përfitojnë rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve bazike, ato për personat me aftësi të kufizuara, për të rritur por edhe për fëmijë, pensionin familjar si dhe pensionin invalidor të punës;
⬆️ Rritet paga minimale nga 350 euro në 500 euro. Rritja do të bëhet në dy faza: nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 425 euro, kurse nga 1 korriku ajo do rritet në 500 euro. Prej saj përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Kjo është hera e tretë që po e ngrisim pagën minimale gjatë qeverisjes sonë: paga minimale në vitin 2021 ishte 130/170 euro, në vitin 2026 do të jetë 500 euro;
⬆️ Rriten për 50% shtesat për 400 mijë fëmijë nga 0-16 vjeç. Me këtë rritje, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji tjetër do të marrë 60 euro. Një nënë me 4 fëmijë që këtë muaj ka marrë 120 euro, nga muaji nëntor do të marrë 180 euro në muaj, e kështu me radhë;
✅ Miratuam buxhetet e vitit 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, në mënyrë që Kuvendi t’i bëjë pjesë të Ligjit për ndarje buxhetore të vitit 2025;
✅ Miratuam Rregulloren mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Mbështetjes Publike Financiare për Skenën e Pavarur Kulturore.
Postim i plotë:
