Kliko këtu dhe merre FALAS
12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

LAJMI I FUNDIT/ Kurti: Jep lajmin e mire, pas dështimit të votimit për qeverinë e propozuar në Kuvend

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas dështimit të votimit për qeverinë e propozuar në Kuvend, ka përmendur zgjedhjet parlamentare.

Kurti tha se do të vazhdojnë të funksionojnë si qeveri në detyrë.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi Kurti.

Ai publikoi gjithashtu një video nga ekspozeja e tij në Kuvend.

Në fjalën e tij para deputetëve, Kurti sot u bëri thirrje që të votojnë në interes të popullit dhe të mbështesin formimin e Qeverisë.

Por, pas paraqitjes së listës së ministrave, Qeveria “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për.

Kliko këtu dhe merre FALAS