Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë, lagjen Dardania, në afërsi të përmendores së Bill Klintonit. Sipas informatave të para, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe situata ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se menjëherë pas përplasjes në terren kanë arritur njësitë e Policisë së Kosovës dhe një autoambulancë. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo gjendja e tyre shëndetësore, pasi ekipet mjekësore janë duke kryer vlerësimet e para.
Policia ka bllokuar një pjesë të rrugës për të mundësuar intervenimin e ekipeve emergjente dhe për të hetuar rrethanat që çuan deri te ky aksident i rëndë. Lëvizja e automjeteve është vështirësuar.
Për momentin, nuk ka detaje shtesë lidhur me shkaqet e aksidentit apo identitetin e të përfshirëve. Autoritetet pritet të publikojnë informacione më të hollësishme sapo të përfundojnë procedurat e para hetimore./STOP Online
Ky është një lajm në zhvillim.
VIDEO KËTU: video-output-CF1DB1E1-C90E-4402-92AB-92AF51E5B13B-2
