Kliko këtu dhe merre FALAS
-4.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Sot inaugurohet kyçja e Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi”

Sot, në orën 14:00, bëhet inaugurimi i kyçjes në autostradën “Arbër Xhaferi” për komunën e Vitisë – një projekt i shumëpritur që pritet të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe bizneset lokale.

Kyçja e re në autostradë u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës lokale dhe përmirësimit të qasjes rrugore me pjesët tjera të vendit.

“Kjo është një ditë e veçantë për qytetin tonë. Hapja e kyçjes në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të Vitisë lëvizje më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikase drejt qendrave të tjera ekonomike të vendit,” tha Arsim Ademi, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti.

Mijëra artikuj, një klik larg – porosit tani!
Sponsorizuar
Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet edhe rehabilitimi i rrugës nga pika e kyçjes deri në qytetin e Vitisë, si dhe rruga tranzitore nga Drobesh e Smirë deri në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit.
Sipas Ademit, këto investime do të zvogëlojnë kolonat dhe ngarkesën e trafikut në qendër të qytetit, sidomos gjatë verës, kur rritet numri i mërgimtarëve.

“Ky projekt, së bashku me rrugën e re që do të lidh Remnikun e Ri me Sadovinat, Sllatinën dhe Pozheranin, do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin lokal dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik,” shtoi ai.

Ndër përfitimet kryesore të këtyre ndërhyrjeve infrastrukturore, përmenden:

kursimi i kohës për qytetarët dhe bizneset,

lehtësimi i qarkullimit rrugor,

përmirësimi i lëvizjes dhe shërbimeve publike,

si dhe nxitja e investimeve të reja në komunë.

Hapja e kyçjes në autostradën “Arbër Xhaferi” vlerësohet si një moment i rëndësishëm për Vitinë, që forcon lidhjet e saj ekonomike dhe infrastrukturore me pjesët tjera të Kosovës.

Kliko këtu dhe merre FALAS