Kliko këtu dhe merre FALAS
22.2 C
New York
Thursday, May 21, 2026

Vajza shqiptare, Vanesa Lika që mahniti Zvicrën me artin e saj

Piktorja e re shqiptare Vanesa Lika po korr sukses në Zvicër me ekspozitën e saj të hapur në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë. E lindur dhe rritur në Gjenevë, me prejardhje nga Kaçaniku, Vanesa është studente në Universitetin e Gjenevës dhe njëkohësisht aktive në promovimin e kulturës shqiptare. shkruan STOP Onlne

Ekspozita e saj e parë iu kushtohet grave shqiptare dhe veshjeve tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare. Përmes ngjyrave, detajeve artistike dhe elementeve folklorike, ajo synon të paraqesë elegancën, forcën dhe pasurinë kulturore të gruas shqiptare.

Ekspozita ka zgjuar interes të madh te komuniteti shqiptar dhe publiku zviceran, të cilët kanë vlerësuar bukurinë dhe historinë e veshjeve tradicionale shqiptare./ STOP Online

Kliko këtu dhe merre FALAS